Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Greqia të heqë Ligjin e Luftës, i lumtur që pranoi të shkojmë në Hagë për detin. Flet dhe për marrëdhëniet me Turqinë

Rama: Greqia të heqë Ligjin e Luftës, i lumtur që pranoi

I pranishëm në Forumin Ekonomik që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarët grekë, ka folur dhe mbi Ligjin e Luftës me Greqinë dhe për ndarjen e hapësirave/zonave detare mes dy vendeve në detin e përbashkët Jon.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se këto nuk duhen ngatërruar me njëra tjetrën duke garantuar se pavarësisht ndryshimeve që ekzistojnë mes palëve marrëdhëniet greko-shqiptare janë në nivelin e duhur.

Rama tha se ndihet i lumtur që Greqia pranoi që dy vendet të shkojnë në Hagë për kufijtë në Detin Jon. Ndërsa sa i përket Ligjit të Luftës Rama tha se është një paradoks i vërtetë dhe se Greqia duhet ta heqë.

“Pikë së pari nuk janë të lidhura me njëra, nuk dua të flas për probleme më shumë dua të fokusohem në zgjidhje. Ne kemi nevojë dhe duhet të jemi në të njëjtin nivel dhe të reflektojmë këtë mënyrë të të kuptuarit të njerëzve të zakonshëm. Sa i përket përcaktimit të kufijve detarë ne kemi vendosur të shkojmë në Gjykatën ndërkombëtare dhe jam shumë i lumtur që Greqia pranoi këtë kërkesë time. Ne jemi popull ballkanik dhe udhëhiqemi nga ndjenjat , prandaj kemi nevojë për një vëzhgues ndërkombëtar.  Sa i përket ligjit të luftës, është një paradoks i vërtetë, sepse në bazë të tij ne jemi në Luftë me Greqinë dhe kjo në fakt është absurde. Dhe qeveria juan tuaj dhe të heq këtë gjë. Duhet të hidhet poshtë dhe të heqim dorë nga dashuria dhe urrejtja ballkanike”, tha Rama.

Një gazetare greke e pyeti kryeministrin Rama dhe për marrëdhëniet që Shqipëria ka me Turqinë. Përgjigjia e Ramës ishte se duke qenë se vendi ynë ndodhej në mes të 3 popujve, atëherë do të ishim partnerët e duhur strategjikë.

“Mos jeni xhelozë? Është një marrëdhënie e mirë për të dy palët. Ne jemi në një mes trekëndëshi popujsh që na bën neve partnerë strategjikë shumë të mirë. Turqia dhe Greqia kanë shumë për të ndarë bashkë dhe mund të bëjnë aq shumë për njëri tjetrin sa nuk e imagjinojnë dot.

Me vullnet të mirë këto çështje mund të zgjidhen. Duke i njohur të dy udhëheqësit kam menduar se nëse ata do ishin bashkë e do shihnin njëri tjetrin në sy do të bënin ndryshime të mrekullueshme”-tha Rama.

Të fundit