All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Rama i dorëzon edhe energjinë Inteligjencës Artificiale, kilovatët do na i faturojë "roboti"

All - Paragraf - 1

Rama i dorëzon edhe energjinë Inteligjencës Artificiale,

Inteligjenca Artificiale është kthyer në kryefjalë të çdo deklarate që bën kryeministri Rama. Kreu i qeverisë njofton në çdo dalje publike nga një plan për të përfshirë IA në qeverisje dhe jo vetëm.

All - Paragraf - 3

Së fundmi, krah Ballukut e cila është marrë e pandehur nga SPAK, Rama foli për përfshirjen e Inteligjencës Artificiale edhe ën fushën e energjisë elektrike.

Ai u shpreh se do të kalohet në sistemin e matësve inteligjentë që sipas tij, do të ulin humbjet në rrjet dhe do të jenë më të saktë në faturimin e klientëve.

“Sot kemi një inovacion, ndërkohë që brenda vitit të ardhshëm do të kemi matësat e energjisë, duke kaluar në sistemin e matëseve inteligjentë. 350 mijë matësash. Brenda këtij mandati do të mbyllim këtë proces. Kjo synon uljen e humbjeve në rrjet, dhe do të rrisë cilësisht faturimin e çdo konsumatori. Nga ana tjetër kemi nisur punën po ashtu për të ngritur në Shqipëri një datacenter të fjalës së fundit dhe pse nuk është drejtpërdrejtë me OSHEE por me KESH”, deklaroi Rama.

"Diella", ministrja virtuale e tenderave, ishte shpikja e parë e IA që Rama njoftoi në qeverisje. E ashtuquajtura ministre per Prokurimet Publike, sipas Ramës, do të luftojë korrupsionin në tendera. 

Planin për futjen e IA Rama e ka shpallur edhe në shëndetësi. Rama ka përmendur përdorimin e IA për pastrimin e legjislacionit dhe eliminimin e mbivendosjeve në ligje dhe rregulla. Po ashtu, ka folur edhe për përdorimin e IA në ministritë dhe shërbimet shtetërore për optimizimin e procedurave dhe reduktimin e burokracisë.

Të fundit