Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i drejtohet rinisë që qeverisja e tij e largoi: Çfarë kërkoni jashtë, pse rrini atje?

Rama i drejtohet rinisë që qeverisja e tij e largoi: Çfarë

Nga Konferenca për Sigurinë e Turizmit, kryeministri Edi Rama iu drejtua me një thirrje të rinjve që sot janë larguar për shkak të qeverisjes së tij.

Teksa i thuri elozhe turizmit duke thënë se tashmë vendi ynë është futur në Champions League, Rama iu drejtua rinisë shqiptare jashtë kufijve të vendit, duke u kërkuar llogari se përse janë larguar e çfarë bëjnë andej.

Rama tha se vende pune ka plot në hoteleri turizëm dhe sipas tij këta të rinj të larguar nuk kanë pse ikin, kur mund të punojnë në Shqipëri.

Rama: Kemi hyrë në Champions League e konkurrencës në turizëm dhe ky është sa një moment historik, aq edhe sfidash të gjithanshme. Ne kemi hyrë në Champions, por duhet të mbetemi në Champions, Italia, Greqia, Franca, Spanja, Kroacia, Sllovenia nuk bien nga Champions, nuk shkojnë në kupën UEFA.

Ne nuk e kemi të konsoliduar kupën tonë, duhet ta konsolidojmë, por të jemi çdo vit e më konkurrues. Të gjithë të rejat e të rinjtë që janë jashtë dhe punojnë në sektorin e turizmi, ose ikin jashtë për të punuar në sektorin e turizmit “çfarë kërkoni atje? Pse rrini atje?” Sot të gjitha hotelet kanë vende të lira dhe nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar dhe ju që jeni punonjës të kualifikuar, pse e lini këtë boshllëk.

Të fundit