Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i jep mend Kurtit: Kosova duhet të ngrijë pa afat dialogun bilateral me Serbinë

Rama i jep mend Kurtit: Kosova duhet të ngrijë pa afat dialogun

Nga mbledhja e përbashkët me Kosovën, kryeministri Edi Rama foli për dialogun Kosovë-Serbi. Rama iu drejtoi me ‘leksion’ homologut të tij, Albin Kurtit, duke i sugjeruar të këputë ‘kërthizën e reciprocitetit nacionalist’.

Rama shtoi se  barra e fajit për degradimin e dialogut duhet t’i bjerë Serbisë.

“Lejomëni të ndaj këtu sot opinionin tim, tanimë të konsoliduar ku c nuk kam parë dhe shumë kam mësuar nga marrëdhëniet me miqtë dhe aletatët e me jo dashamirësit tanë, se në këtë faze kaq vendimtare për të Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë, pa afat dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut me BE, duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke lidhur kërthizën e reciprocitetit  europianist me BE.

Thënë ndryshe Kosova mund ti japë familjes europaine në një kohë të shkurtër provën e vullntetit dhe të përkatësisë së  vet duke përmbushut kushtet e noramlizimit me Serbinë jo për hir Serbisë, por për hir të martirëve dhe të fëmijëve të vet, dhe për hir të të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve me kryeqytet Bruksel, deklaroi Rama.

Të fundit