Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i kundërpërgjigjet ambasadores Kim: Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria e as ambasada

Rama i kundërpërgjigjet ambasadores Kim: Kreun e SPAK s’e zgjedh

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur ambasadores amerikane Yuri Kim lidhur me çështjen e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se kreu i SPAK nuk zgjidhet asnga qeveria e as nga ambasada, por nga Këshilli i Lartëi Prokurorisë.

Rama shkruan se KLP duhet të lexojë biografinë profesionale të kandidatëve dhe të mos ndikohet nga askush në përzgjedhje.

“Jam plotësisht dakord me ambasadën amerikane dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet! Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, shkruan Rama në Twitter.

Të fundit