Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama inspekton kantierin e ndërtimit: Tërmeti ishte bekim për Shijakun

Rama inspekton kantierin e ndërtimit: Tërmeti ishte bekim për

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot lagjen Lugina në Shijak, teksa ka qenë i shoqëruar edhe nga ministri Arben Ahmetaj.

Infrastruktura nëntokësore për rindërtimin nga themelet të 30 pallateve, ku sipas kryeministrit do të strehohen 500 familje, ka përfunduar dhe ai është shprehur se tërmeti nga njëra anë ishte bekim për Shijakun.

Më tej ai shtoi se tashmë Shijaku do të kthehet stacion për turistët.

“E keqja ndodhi por për këtë aspekt ishte ‘bekim’ për Shijakun (tërmeti). Shijaku do të bëhet si stacion edhe për turistët. Me gjithë këto ndryshime që do të ndodhin, do bëhet stacion se e kanë dhe detin afër. Këtu janë vendosur të gjitha kanalizimet?!( I tregojnë projektin) Rruga lidhëse e lagjes duhet të jetë e plotë”, tha Rama.

Të fundit