Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama intervistohet nga Grenell, pyetet për shpalljen e Berishës ‘non grata’: Sinjal për mbarimin e pandëshkueshmërisë

Rama intervistohet nga Grenell, pyetet për shpalljen e Berishës

Ish-Emisari i ish- presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin shqiptar Edi Rama në një tv në Amerikë, newsmax.

Grenell e ka pyetur Ramën se cili ishte mesazhi i tij ndaj BE-së për moshapjen e negociatave për Shqipërinë, ndërsa kryeministri shqiptar nuk kurseu sërish kritikat për Bashkimin Evropian.  

“BE-ja ka dhënë vlerësimin dhe premtimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Në anën tjetër s’ka vendim sepse BE-ja është e bazuar në vendim-marrjen e të gjitha shteteve dhe pastaj kur një shtet s’pajtohet gjithçka ndalohet”-u shpreh Rama.

Po ashtu, Grenell e ka pyetur Ramën edhe për vendimin e DASH për shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Nga njëra anë është e trishtueshme të shikosh këtë realitet, që ne e njohim shumë mirë, por nga ana tjetër ky është një sinjal i qartë i përpjekjeve të vazhdueshme të qeverive amerikane, qoftë asaj ku bëje pjesë ti, qofte dhe kësaj aktuale, për të shtyrë përpara reformën e drejtësisë dhe transformim e sistemit të drejtësisë në Shqipëri është një pikë pa kthim. Për mua personalisht ky njoftim ishte paksa treguesi i fundit të një tranzicioni dhe fund i nocionit të pandëshkueshmërisë. Pra askush nuk është mbi ligjin”, tha Rama.

Të fundit