Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ironizon programin ekonomik të PD: Menu për të ofruar të gjitha pjatat imagjinare

Rama ironizon programin ekonomik të PD: Menu për të ofruar

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish programin ekonomik të PD.

Nga Nivica e Tepelenës, kryeministri i cili shfaqet i ulur këmbëkryq, e ka cilësuar programin e demokratëve si menu për të ofruar të gjitha pjatat imagjinare.

Po të bashkojmë bashkë buxhetin që ne japim nga arka e shtetit dhe buxhetit që kemi arritur të thithim nga programet europiane shkojnë pak a shumë në të njëjtën shifër. Programi i PD është faktikisht një menu për të ofruar të gjitha pjatat imagjinare për të gjitha kategoritë e njerëzve, për t’u bërë të ëndërrojnë një gjumë me gjellë pasanikësh siç thuhej tek “Lulëkuqe mbi mur”.

Shqipëria reale, e njerëzve të punës është më e madhe se sa ajo virtuale, e pjatave bosh në gjumë. Do të mbetet si ato pjata bosh që nuk do të shfaqet kurrë në asnjë tavolinë”, tha Rama.

Të fundit