Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Jam krenar për inceneratorët

Rama: Jam krenar për inceneratorët

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar vepra të një rëndësie të veçantë inceneratorët.

Ai tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se inceneratorët kanë ndryshuar tërësisht të sotmen dhe kanë siguruar plotësisht të ardhmen e pastrimit të zonave ku janë vendosur.

Kanë qenë zona të detyruara të bashkëjetojnë me vatra kanceri dhe sot i administrojnë dhe i përpunojnë mbetjet me standardet më të larta. Që nuk incenerojnë është histori shumë banale e thënë dhe e stërthënë. Ato janë tre vepra shumë të rëndësishme dhe unë jam shumë krenar që i kemi bërë. Ato vepra kanë shpëtuar popullata të tëra nga helmi dhe pasojat e helmeve në mushkëri dhe shëndetin e tyre dhe të fëmijëve,” – u shpreh Rama.

Ndërkaq, Mëhilli e pyeti kryeministrin nëse është krenar dhe për zyrtarët që janë pas hekurave për çështjen e inceneratorëve, duke përmendur këtu Lefter Kokën e Alqi Bllakon.

“Kush nga ata që kanë marrë pjesë në ndërtimin e këtyre veprave ka përfituar pas kurrizit tonë dhe në shkelje të ligjit përmes kësaj pjesëmarrje të shkojë aty ku s’thuhet. Kjo është çështje e drejtësisë, nuk është çështje e imja,” – u përgjigj kryeministri.

 

 

 

Të fundit