Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama jep detajet e dakordësisë për çështjen e detit: Greqia ishte dakord me ndeshjen e fituar me Saliun, Lulin e Ilirin

Rama jep detajet e dakordësisë për çështjen e detit:

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje të reja nga dakordësimi me palën greke lidhur me çështjen e detit, teksa ka bashkë me ministrin e Jashtëm Denidas vendosën që ta çojnë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se sipas tij, ka qenë Shqipëria ajo që e ka hapur çështjen e detit, pasi me marrëveshjen e bërë në ndeshjen me Saliun, Lulin dhe Ilir Metën, Greqia ishte në rregull.

Më tej ai shtoi se PS ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese dhe e rrëzoi atë marrëveshje në vitin 2009.

“Çështjen e detit nuk e ka hapur Greqia, por Shqipëria. Për ata çështja e detit ishte e mbyllur me marrëveshjen e bërë në ndeshjen me Saliun, Lulin dhe Ilir Metën. Greqia nuk ka asnjë pretendim më shumë se aq sa mori. Atë çështje e rihapa unë bashkë me PS në opozitë dhe aleatë të asaj kohe.

Në Gjykatë Kushtetuese ka shkuar PS. Gjykata Kushtetuesevlerësoi 9 me 0 dhe e rrëzoi atë marrëveshje. Çështja është rihapur, me thënë të drejtën falë këmbënguljes, durimit dhe vullnetit tonë në komunikim me palën tjetër dhe falë vizionit për të ardhmen e përbashkët, për të ardhmen ekryeministrit të Greqisë, i cili sëbashku me ministrin grek ka zgjedhur të vërë në dispozicion të zgjidhjes dhe të ardhmes së detit të gjithë mjetet e nevojshme.

Më në fund ranë dakord me ne për ta çuar çështjen para drejtësisë Ndërkombëtare, në duart e një gjykate që i ka të gjitha kompetencat që të japë drejtësi të drejtë për këtë problem.

Kjo është një zgjidhje ideale për ne që natyrisht në bazë të gjithë protokolleve dhe standardeve do ulemi dhe përgatitemi për të arritur në një zgjidhje të drejtë. Çfarë kërkojmë ne është e qartë, kërkojmë një marrëveshje të drejtë. Të tjerat janë skandale mendore. Janë shprehje të ligësisë që furnizon injorancën në funksion të pushtetit të ca mediokrëve që e duan me çdo kusht plaçkë Shqipërinë.

Këtyre nuk u shkon një sekondë në mend t’ju prekë gjumin as deti, as ajri, as toka, por vetëm plaçka, janë plaçkitës të lindur, e kanë treguar sa herë kanë pasur pushtet. Kush bie pre e tyre është dembel nga trutë e kokës, se nuk ka mundësi”, deklaroi Rama.

Të fundit