Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘kapet ngushtë’ me çështjen e Becchettit: Po mendojmë të dalim nga juridiksioni i Arbitrazhit

Rama ‘kapet ngushtë’ me çështjen e Becchettit: Po

Kryeministri Rama i është shmangur disa herë pyetjes së gazetarëve nëse llogaritë e Albcontrol janë bllokuar në interes të Francesco Becchettit, pasi Gjykata e Strasburgut mbylli përfundimisht çështjen duke i faturuar shtetit shqiptar 110 milionë euro dëmshpërblim kundrejt biznesmenit italian.

I ndodhur ngushtë pas pyetjes, Rama deklaroi se qeveria po mendon të dalë fare nga juridiksioni i gjykatës, pasi sipas tij po jep vendime skandaloze.

Kryeministri mohoi që miliona eurot të cilat Strasburgu ia faturoi shtetit shqiptar, të kenë hyrë në xhepin e Becchettit, që kryeministrit e cilësoi “mashtrues”.

“Së pari njëherë meqë më dole në një temë kaq të dashur për ata që gëzojnë që sa herë ka lajme të kësaj natyre, në vend që të irritohen që një kriminel arrin të çajë rrugët në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha, duke nisur nga java e ardhshme. Po mendojmë daljen fare nga juridiksioni i kësaj gjykate, pas vendimeve skandaloze. Po këta njerëz kanë thënë që Shqipëria i ka paguar ato para, ja që ato 100 milionë nuk kanë ikur, nuk janë fare në xhepin e atij mashtruesi.

Sa i përket luftës me të, ne e bëjmë dhe do ta bëjmë me të, edhe pa këtë kategori njerëzish. Unë përgjigjet i jap si dua unë. Kalo mikrofonin te tjetri, ky është një aspekt i procesit që është i lidhur me konfidencialitetin, por detyra ime është që të ruaj konfidencialitetin”, deklaroi Rama.

Të fundit