Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama largon nga detyra zëvendësministrin e Jashtëm

Rama largon nga detyra zëvendësministrin e Jashtëm

Është larguar nga detyra zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare. Vendimi është marrë këtë të premte nga Këshilli i Ministrave me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Mbetet për t’u parë se kush do ta zëvendësojë. Tare ishte në këtë post që prej muajit dhjetor të 2019-ës.

V E N D I M
PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Agron Tare, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

 

Të fundit