Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbërrin në Azerbajxhan, axhenda e takimeve

Rama mbërrin në Azerbajxhan, axhenda e takimeve

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Azerbajxhan, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare ditën e sotme, ndërsa nesër do të udhëtojë drejt Turqisë.

Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga zëvendëskryeministri Shahin Mustafayev, zëvendësministri i Punëve të Jashtme Khalaf Khalafov dhe zyrtarë të tjerë.

Rreth orës 13.40, Rama do të takojë presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliye.

Axhenda e plotë:

E enjte, 14 prill

07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”

13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit

6.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve

16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së
Azerbajxhanit

18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit

E premte, 15 prill

 11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit

 13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”

 

Të fundit