Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mblodhi administratën pas arrestimit të Veliajt, e komanduara 'shpall' Ramën kryetar bashkie: Rikthim të mbarë!

Mblodhi administratën pas arrestimit të Veliajt, e komanduara

Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot punonjësit e Bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”.

Në nisje të këtij antimitingu, nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, e komanduara pas arrestimit të Veliajt, Anuela Ristani u shpreh se puna me Tiranën nuk ka përfunduar ende , ndërsa i uroi kryeministrit Edi Rama rikthim të mbarë në skuadrën e bashkisë së Tiranës. 

"Do të vijojmë këtë vit me shkollat që nuk kanë ekzistuar më përpara me Astir, Yzberisht dhe Selitë. Më pas do të vazhdojmë me konviktet e Qytet Studentit. Puna jonë për lëvizshmërinë nuk ka mbaruar, do vijojmë me korsinë e biçikleta. Do vijojmë me pedonalen dhe stimulimin e të ecurit. Puna do të vijojë dhe për depot e ujit dhe krijimin e pesë prej tyre.

Tirana është shtëpia jonë dhe shtëpia jonë nuk ndalet dhe nuk dorëzohet. Punë të mbarë dhe me shprehjen e kryetarit, ‘jeni më të mirët, ecim përpara’ uroj të mos ndaleni. Me një video që do të shfaqet tani, dua t’i uroj kryeministrit rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës”, tha ndër të tjera Ristani.

 

Të fundit