Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh Komitetin e Ekspertëve, u tregon shembullin që duhet ndjekur: Garancia jeni ju, jo politikanët!

Rama mbledh Komitetin e Ekspertëve, u tregon shembullin që duhet
Në foto: Rama dhe Manastirliu takim online me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Komitetin Shkencor të Turqisë

Kryeministri Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Komitetin Shkencor të Turqisë, për të folur rreth masave për përballimin e pandemisë së COVID-19.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh Turqia ka qenë një shembull gjatë fillimeve të betejës me COVID-19 në valën e parë. Veç lavdeve për ekspertët turq të shëndetësisë, Rama nuk ka lënë në hije as ekspertët tanë, duke i konsideruar ata si profesionist të zotë që s’kanë asgjë më pak nga mjekët e huaj.

“Faktikisht, fjala ka ardhur tek shëndeti dhe fatet tona janë të ndërlidhura të gjitha bashkë. Nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm që kjo është një luftë që çdo vend nuk mund ta fitojë dot i vetëm. Duke shkëmbyer eksperiencat ne njehsojmë qasjet ndaj këtij armiku të padukshëm dhe aq më shumë rritet mundësia e fitimit të kësaj lufte. Jetët e humbura nga ky agresion janë të pashmangshme.

Ne jemi përpjekur gjatë gjithë kësaj periudhe të mësojmë më shumë nga të tjerët. Dhe një nga vendet që kemi pasur shkëmbime eksperiencash më shumë këto kohë është Turqia. Dua ta them dhe në prani të miqve turq se më vjen mirë që kemi pasur fatin të kemi një Komitet Ekspertësh se nuk kanë diçka më pak sesa ekspertët dhe strukturat e ekspertizës në vendet e zhvilluara. Sa më shumë opinioni të diskutohet nga ekspertët aq më shumë vendimmarrja është e suksesshme.

Duke qenë se i takon atyre për vendimet që do të marrin dhe nuk i takon politikës, ne kemi arritur një sinergji mjaft të mirë mes vendimeve të qeverisë dhe rekomandimeve të ekspertëve.

Të udhëhequr nga Komuniteti i saj Shkencor Turqia mori disa hapa izoluese përpara se OBSH-ja ta shpallte pandeminë botërore. Vendimi i ekspertëve i dha kohë qeverisë dhe institucioneve të përgatiteshin. Gjithashtu Turqia kishte një plan për pandemitë të miratuar në vitin 2019 çka e ndihmoi në këtë betejë ndaj virusit. Shembulli i Turqisë na ndihmoi dhe ne të ishim të përgatitur ndaj valës së parë të pandemisë. Ne besoj që kemi hedhur hapat e duhur, por në këtë proces siç bien dakord të gjithë, e panjohura është çdo ditë përpara nesh. Dhe para shikueshmëria mbetet jo e plotë, pasi hapat dhe vendimmarrjet janë në ndryshim të vazhdueshëm”, tha Rama.

Të fundit