Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh Kryesinë, pritet të thërrasë sërish sot kryebashkiakët

Rama mbledh Kryesinë, pritet të thërrasë sërish sot

Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm Kryesinë e Partisë Socialiste. Fokusi i mbledhjes kanë qenë çështjet organizative.

Nga lajmet që qarkullojnë në media, pasi nuk ka pasur një prononcim pas mbledhjes, Rama është njohur me ecurinë e punës, sepse disa muaj më parë ai iu kërkoi sekretariatave të hartonin një platformë deri në muajin dhjetor.

Kjo pritet të jetë një ditë e ngjeshur për Ramën, pasi në orën 12.00 ai ka thirrur kryebashkiakët e të gjithë vendit në zyrën e tij. Vetëm disa ditë më parë ai i thirri në kryeministri, ku lëshoi kritika të ashpëra lidhur me trajtimin e mbetjeve në bashkitë e vendit.

Ndërsa mbledhja e sotme vjen pas ngjarjes në Krujë, ku rreth 600 banorë u paraqitën në spital për trajtim mjekësor. Ata dyshohet se helmuan nga uji i pijëshëm, por numri i të prekurëve mund të ketë qenë dhe më i lartë, pasi një pjesë nuk ka shkuar për ndihmë spitalore.

Të fundit