Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh ministrat dhe grupin e PS, përpjekje për të 'sfumuar' protestën e opozitës

Rama mbledh ministrat dhe grupin e PS, përpjekje për të

Teksa opozita do të protestojë sërish para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar largimin e Erion Veliajt, pas skandalit me dosjen “5D”, kryeministri Edi Rama do të mbledhë grupin e PS dhe kabinetin qeveritar.

Mbledhja e Ramës pritet të nisë në orën 10:00, një orë para nisjes së tubimit të opozitës.

Kjo përpjekje e Ramës për të sfumuar dhe marrë vëmendjen e protestës, vjen pasi opozita prej javësh është ngritur kundër korrupsionit në bashkinë e Tiranës. Madje Rama ka zgjedhur që mbledhja të transmetohet ‘live’ për mediat.

Qytetarët dhe demokratët janë përplasur me efektivët e policisë që blindojnë bashkinë, pasi nuk kanë lejuar që këshilltarët opozitarë të bëjnë detyrën dhe të futen në bashki. Protesta është shoqëruar me tensione dhe molotov.

Kritikë u treguan diplomatët e huaj në Tiranë të cilët akuzuan protestuesit për dhunë, pa përmendur arsyen e protestës, për t’i thënë “jo” korrupsionit dhe vjedhjes së taksapaguesve shqiptarë.

Të fundit