Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh në Shkodër ministrat dhe kryebashkiakët

Rama mbledh në Shkodër ministrat dhe kryebashkiakët

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në Shkodër në stadimin "Loro Boriçi", ministrat e qeverisë dhe kryebashkiakët.

Takimi do të nisë në orën 10:00 dhe deri në 10:30, Rama do të mbajë fjalën hapëse, për të vijuar më pas me fjalën e ministrit për Shtetin dhe Pushtetin vendor Arbjan Mazniku.

Ku i fundit do të flasë për analizat financiare, projektet e BE-së, burimet njerëzore dhe shërbimet që ofrohen nga pushteti vendore.

Nga ora 12:10 deri në orën 13:30 është parashikuar në agjendë 9 tryeza të hapura bashkëbisedimi me anëtarë të qeverisë, kryetarët e bashkive drejtues të agjencive.

Në fokus të diskutimeve do të jenë tema të ndryshme duke nisur që nga shëndetësia, arsimi, bujqësia, siguria, financat e deri tek infrastruktura, pronat dhe burimet njerëzore.

Më tej, 13:30-14:00 do të ketë rotacion të tryezave, ku anëtarë të qeverisë dhe kryetarët e bashkive do të japin informacione nga tryezat ku ata nuk kanë marrë pjesë.

Të fundit