Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh të dielën Asamblenë Kombëtare të PS

Rama mbledh të dielën Asamblenë Kombëtare të PS

Kreu i socialistëve, Edi Rama, do të mbledhë të dielën Asamblenë Kombëtare të PS.

Siç është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, mbledhja do të zhvillohet në orën 10:30, tek kompleksi “Xibraku”.

Klosi nënvizon se nuk duhet të mungojë asnjë anëtar.

“Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë ( 11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi "Xibraku" do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara!”, thuhet në njoftim.

Të fundit