Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh të premten Kryesinë e PS, pritet vendimi për Presidentin e ri

Rama mbledh të premten Kryesinë e PS, pritet vendimi për

Edi Rama do të mbledhë të premten Kryesinë e Partisë Socialiste. Mbledhja do të zhvillohet në orën 17:00 në selinë rozë.

Në fokus të rendit të ditës, janë informacioni mbi kandidaturat për kryetar partie në 61 bashki të vendit, si edhe diskutimet për Presidentin e ri. Sipas axhendës së firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Damian Gjiknuri, pritet që PS të dalë me një vendim mbi procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.

Kujtojmë se paralel me mbledhjen e socialistëve, do të thirret edhe Këshilli Kombëtar i PD, i cili u njoftua disa ditë më parë. Mbledhja e Këshillit do të mbahet po në orën 17:00, ku në rendin e ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera.

Rama mbledh të premten Kryesinë e PS, pritet vendimi për

Të fundit