Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbron qeverinë dhe sulmon mediat: Jeni model i korrupsionit kriminal dhe pastrimit të parave

Rama mbron qeverinë dhe sulmon mediat: Jeni model i korrupsionit kriminal

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sulmet ndaj medias dhe gazetarëve edhe në prani të përfaqësuesit të Bankës Botërore në Tiranë.

Nga konferenca e përbashëkët, Rama teksa u pyet mbi raportin e Transparency International për korrupsionin në Shqipëri, iu kthye gazetarit duke hedhur akuza e duke thënë se media është një model i korrupsionit kriminal që duhet të pastorhet jo vetëm nga qeveria, por edhe nga autorregullimi.

Rama, i cili nuk është hera e parë që ofendon dhe sulmon gazetarët, tha se ka segmente të caktuara mediash që pastrojnë paratë dhe përfshihen në evazion fiskal.

Rama: Pyetja ishte mbresëlënëse, TI nuk flet për qeverisje të korruptuar, sepse detyra numër 1 e atij që ka një penë është të mos shtrembërojë të vërtetën. TI flet për korrupsionin që nuk është një fenomen pjesor, por merret me të gjithë sektorët e jetës, të gjitha pushtetet, pushtetin ekzekutiv, gjyqësor dhe median që është një vatër korrupsioni që duhet të pastrohet jo nga qeveria por nga autorregullimi. Media është modeli i korrupsionit kriminal që bazohet te shantazhimi, gjobëvënia e bizneseve, gjobëvënia për përfitime të padeklaruara sepse janë kriminale. Siç nuk janë të gjitha mediat të korruptuara, ka segmente të korruptuara dhe kriminale, pastrim parash dhe evazion fiskal me përmasa të mëdha. Folëm me shfrytëzim të punës por shfrytëzimi i gazetarëve në Shqipëri është pjesë e kësaj. Këtë mos ia thoni njeriut, në fund të ditës mos harroni që jemi të gjithë shqiptarë, dhe këto pyetje që ua bëni të huajve se është vendi ynë. ça do të thotë kjo, një ministër në burg, dy në burg?  ça do të thotë? Unë këtë kam pritur dhe kërkuar nga Reforma në Drejtësi, që të luftohet korrupsioni nga drejtësia pa hyrë kurrë në mes pushteti politik dhe ekzekutiv. Më tregoni një rast në historinë e Shqipërisë që ka shkuar në burg, kur ka qenë ministër i pushtetit në fjalë. Ma tregoni, kur?

Të fundit