Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
"Rama merr 'rolin e hetuesit' në vrasjen e Martinit: E kemi me video, nuk ka autor tjetër!
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në shkollën "Halit Çoka" në Kamëz, ku ka komentuar vrasjen e Martin Canit, duke përpiqur të shuajë spekulimet mediatike dhe duke marrë rolin e hetuesit të krimit të rëndë.
Rama u shpreh se policia disponon një video që tregon një autor të vetëm për krimin, ndryshe nga sa janë deklaruar dëshmitarët dhe vetë shoku i Martin Canit. Megjithatë, ai u pyet përse kjo video nuk është bërë ende publike, duke ngritur pyetje mbi transparencën e institucioneve.
Kreu i qeverisë e quajti përdorimin e dy vrasjeve, përfshirë këtë të 14-vjeçarit, një abuzim të pabesë ndaj opinionit publik, për shkak të shpifjeve dhe sajesave që janë bërë, përfshirë përpjekjet për të shpallur një autor të rremë. Rama theksoi se ngjarja është e regjistruar dhe ka kaluar hetime të detajuara, por gjithashtu i bëri thirrje që të mos spekulohej më për këtë ngjarje tragjike.