Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Rama, Meta dhe Basha, trekëndëshi i djallit", Halit Valteri-qeverisë: Plotësoni 15 kushtet, se u bëtë gazi i botës

"Rama, Meta dhe Basha, trekëndëshi i djallit", Halit
Deputeti i opozitës, Halit Valteri

Deputeti i opozitës, Halit Valteri, ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Rama, pas komenteve të tij të djeshme se mes “Bashës dhe Monikës, pëlqen Lulin”. Valteri i ka kujtuar kryeministrit kushtet e Bundestagut, mosplotësimi i të cilave pengon rrugën drejt integrimit.

Valteri ka distancuar veten nga 3 figurat politike, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Meta, duke i cilësuar ata si “trekëndëshi i djallit”, pa largimin e të cilëve Shqipëria do të kthehet edhe 30 vite mbrapa.

"Para se të na thuash se Luli është cun i mirë dhe i  bukur plotëso 15 kushtet e bundestagut gjerman se u bëtë gazi i botës duket hapur shampanjë dhe rezultati është i njëjtë.

 Ju duke lënë Shqipërinë jashtë kornizës së BE, shpëtoni veten tuja, jo më kot SPAK-un e ka zënë gjumi letargjik. Më kot bën thirrje ambasadorja amerikane sepse i ka dosjet aty. I ka dhe e di kush ka vila dhe biznese, më kot bëjnë shoë politik.

Trekëndëshi i djallit Edi Rama, Lulzim Basha dhe Meta. Këta janë pengmarrësit e fateve të shqiptarëve, më 25 prill tua tregojmë vendin. Pa largimin e tyre Shqipëria do të kthehet edhe 30  vite mbrapa, as sovranitetin se kemi të sigurt me trekëndëshin  e djallit që kemi në pushtet. Shikojmë që ky vend të shkojë drejt BE dhe jo të mbrojë interesat e shqiptarëve,

Të dashur shqiptarë në 25 prill do ti drejtpohemi kutive të votimit për të mos votuar këta monstra", tha Valteri.

Të fundit