Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama në Shkodër pas përmbytjeve, i përgjigjet Berishës: Të thuash që erdhi si rezultat i kaskadës, është skandal më vete

Rama në Shkodër pas përmbytjeve, i përgjigjet Berishës:

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet prej tri ditësh në Shkodër.   

Duke iu përgjigjur edhe deklaratave të kreut të PD, Sali Berisha, Rama tha se përmbytjet nuk kanë ardhur si pasojë e hapjes së portave të kaskadës së Drinit.

Ai shtoi se po punohet për të mos mbivendosur shkarkimet me prurjet natyrore.

“Nga pikëpamja e reagimit nuk kemi për ça diskutojmë se është sistem dhe vihet në lëvizje vetvetiu. Është mekanizmi komplet, vihet në lëvizje. Kanë bërë sakrificë si gjithmonë, pa asnjë rezervë.

Ajo që duhet thënë është që sidoqoftë prapë janë hektarë të përmbytur, por nëse në zonat e tjera kemi ndryshim të sistemeve të kanalizimit, këtu është bërë ça është bërë në nivelin e strukturave qendrore, ndërkohë që në nivelin e strukturave vendore kemi pasur gjithmonë problem.

Nuk dua të fajësoj njeri. Nga specialistët është bërë çmos që të mos mbivendoset shkarkimi me prurjet natyrore. Njerëzit mund ta bëjnë vetë diferencën. Nuk dua të fajësoj njeri por të thuash që kjo erdhi si rezultat i kaskadës ky është skandal më vete. Njerëzit mund ta bëjnë vetë diferencën. Natyrisht të vazhdojmë punën dhe të tregojmë maksimumin e solidaritetit”, tha Rama.  

  

Të fundit