Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama në zyrat e TikTok në Mynih: Diskutuam nevojën për të rritur vigjilencën ndaj shantazheve online

Rama në zyrat e TikTok në Mynih: Diskutuam nevojën për

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Mynih është takuar edhe me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë  Tik Tok, Theo Bertram.

Duke u nisur nga ngjarjet e rënda në Shqipëri të ndodhura si pasojë e shantazheve online, Rama shkruan në FB se me Bertram ka diskutuar nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si dhe u njoh me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.

Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.

Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan Rama.

Të fundit