Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nga Holanda: Jemi në fazën e zbulimit të një sasie të mëdha gazi e nafte në Shqipëri

Rama nga Holanda: Jemi në fazën e zbulimit të një sasie

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të biznesit në Holandë që aktualisht operojnë në Shqipëri, deklaroi se shumë shpejt do të ndajnë me publikun një ‘zbulim’ që lidhet me burime nafte dhe gazi.

Rama tha se aktualisht nuk mund të flitet aktualisht për shifra konkrete, por se burimet e tilla do të ndikojnë pozitivisht në të ardhmen energjetike të vendit dhe të Evropës.

“Ne kemi shpresë se së shpejti do ndajmë me opinion publik një zbulim shumë të rëndësishëm që Shell po realizon në vendin tonë. Siç çdo holandez i mirë ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin, por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e zbulimit të rëndësishëm të gazit dhe naftës që do ndikojë të ardhmen e Shqipërisë por do luaj rol në të ardhmen energjetike të Europës”, tha Rama.

Të fundit