Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nga Italia për integrimin Evropian: Nuk është diçka e detyruar, por ua kemi borxh brezave të rinj

Rama nga Italia për integrimin Evropian: Nuk është diçka e

Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare, me qëllimin që pensionet shqiptare të njihen dhe në Itali. Ndër të tjera, Rama ka folur dhe për integrimin e  Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gazetarja e Radio Rai, e pyeti kryeministrin Rama për Evropën dhe temën e mureve për të cilën flasim shumë në Bashkimin Evropian.

Rama tha se i është dashur ta mësojë personalisht këtë proces:

"Faleminderit, mua më është dashur ta mësoj personalisht këtë proces integrimi evropian të atyre vendeve që nuk janë akoma anëtare, është e lidhur me dinamikat e brendshme të vendeve të ndryshme. Ndërsa vende si Italia apo të tjerë asnjëherë nuk kam patur ndonjë diskutim të brendshëm, nuk i kanë lidhur asnjëherë këto çështje me pozitën e tyre shumë të qartë mbi zgjerimin. Ka disa vende të cilat kanë ndjekur një vende të ndryshme. Por, siç do të thonte legjendari Donald Trump   "It is what it is", nuk mund ta ndryshojmë këtë, por ajo që ne mund vazhdojmë të bëjmë është të bëjmë të njëjtën gjë. Sepse integrimi Evropian i Shqipërisë apo Ballkanit, nuk është diçka që na e kanë detyruar.

Kryeministri Rama tha se integrimi në Europë është një borxh ndaj brezave të rinjtë dhe pjesë e fatit të Shqipërisë:

Ne nuk e bëjmë se na e kanë kërkuar nga Berlini, nga Parisi, apo nga Roma. Është diçka, që është pjesë e borxhit që ne u kemi borxh brezave të rinj dhe është pjesë e fatit të Shqipërisë. Ka qenë gjithmonë ëndrra e të gjithëve ne dhe e etërve themelues, të cilët gjithnjë kanë synuar bregun tjetër, bregun e përtejmë të detit."

"Ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë. Italia është një partner i pazëvendësueshëm në këtë me gjithë ndihmën që na jep, për të kuptuar më mirë, për të ecur më shpejt, për të mbaruar më shpejt në rrugët e duhura ashtu si partneret e tjera mike.  Zgjerimi është fati i bashkimit Evropian,"- tha kryeministri Rama në Itali.

Të fundit