Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nxjerr videon nga punimet për ndërtimin e "Unazës së Madhe": Hapet tuneli që lidh autostradën me qendrën

Rama nxjerr videon nga punimet për ndërtimin e "Unazës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga punimet për ndërtimin e "Unazës së Madhe". Ai bën me dije se është hapur nyja "Shqiponja", tuneli i pestë që lidh autostradën në hyrje të Tiranës me qendrën.

Në videon e publikuar nga Rama, shihet se si po vijon puna në segmente të ndryshme të kësaj rrugë. "Unaza e Madhe" e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash dhe është parashikuar të përfundojë në vitin 2023.

"Ky është tuneli numër 5 i hapur për qarkullimin e automjeteve në nyjen “Shqiponja” dhe lidhja e drejtëpërdrejtë e autostradës me hyrjen për në qendër", shkruan Rama në Facebook.

Të fundit