Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon mediat: E paraqisni si masive protestën e një pakice pedagogësh, për pagën të presin radhën

Rama sulmon mediat: E paraqisni si masive protestën e një pakice

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e pedagogëve duke sulmuar mediat. 

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se mediat e kanë quajtur një protestë masive pedagogësh të nxitur nga ‘shiksat’, referuar këtu kreut të SPUSH Sandër Kovaçit të cilin e sulmoi edhe dje, duke hedhur poshtë deklaratat për vetting ndaj pedagogëve. 

Lidhur me kërkesën e tyre për rritjen e pagës, kryeministri shkruan se pedagogët duhet të presin derisa t’iu vijë radha.  

“Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar! 

Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!”, shkruan Rama në Twitter. 

Të fundit