Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon PD-në për dosjet e ish-Sigurimit: Bënë rezistencë kur duhet ta kishin ‘kalë beteje”

Rama sulmon PD-në për dosjet e ish-Sigurimit: Bënë

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Partinë Demokratike, pasi sipas tij në vitin 2015 ka bërë rezistencë për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve të komunizmit.  

Gjatë fjalës që mbajti me hapjen e ekspozitës “Sigurimi në fjalët e veta” në lulishten pranë Kryeministrisë, Rama tha se kjo rezistencë u ndesh nga ata të cilët duhet ta kishin këtë projekt “kalin e tyre të betejës” për një Shqipëri më të drejtë dhe të gatshme për t’u ballafaquar me të kaluarën

Shqipëria ishte i vetmi vend në 2013 së bashku me Rusinë që nuk kishte bërë asnjë hap për të hedhur dritë mbi dokumentacionin dhe faktet që lidheshin me persekutimin.

Miratimi i ligjit ndodhi 2 vite më vonë dhe çuditërisht edhe në atë rast pati rezistencë nga ata të cilët duhet ta kishin këtë projekt “kalin e tyre të betejës” për një Shqipëri më të drejtë dhe të gatshme për t’u ballafaquar me të kaluarën dhe nga ana tjetër asgjë nuk bënë realisht.

Shumë objekte me rëndësi për muzeologjinë e asaj periudhe janë zhdukur, janë vjedhur, janë çuar për skrap, janë shitur si metal, ndërkohë që sot ne kemi disa hapësira në të cilat muzeun e gjeti në Tiranë që është ai më i strukturuari dhe që ka si rezidencë vendin ku për disa dekada përgjoheshin të tjerët, është vlerësuar botërisht”, tha Rama.

Të fundit