Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon Prokurorinë e Tiranës: Është bërë strehë e evazionit fiskal

Rama sulmon Prokurorinë e Tiranës: Është bërë

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Prokurorinë e Tiranës, teksa tha se është kthyer në strehë e evazionit fiskal.

Nga fjala në mbledhjen e grupit të PS, Rama tha se nuk ka mal me dosje që e tund evazionin fiskal që ka gjetur strehë në Prokurorinë e Tiranës.

“SPAK dhe prokuroria e Tiranës janë në distancë fizike më pak se 1 km. Në SPAK kërkohet llogari edhe për një punonjëse të thjeshtë për një procedurë tenderi, në prokurorinë e Tiranës mbrohet evazioni fiscal. Janë 80 raste. Tani e kam humbur edhe numërimin. Raste që flenë prej vitesh në Prokurorinë e Tiranës për evasion fiskal. Ndër ato raste ka edhe nga ata që ndryshe quhen oligarkë, i kemi çuar ne. Bëhet fjalë për qindra milioan euro të shmangura nga detyrimet tatimore. Tjetër drejtësi në SPAK tjetër drejtësi atje në prokurorinë e Tiranës. Nuk ka mal me dosje që e tund evazionin fiskal që e ka bërë strehë prokurorinë e Tiranës”, tha Rama.

Të fundit