Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon sërish drejtësinë: Pezullimi i Ballukut ishte antidemokratik

Rama sulmon sërish drejtësinë: Pezullimi i Ballukut ishte

Çështja “Balluku” vijon të mbetet për Ramën një padrejtësia që drejtësia i ka bërë qeverisë.

Nga Podcasti i tij “Flasim”, Rama sulmoi hapur drejtësinë, gjyqtarët duke i akuzuar se kanë pezulluar në mënyrë antidemokratike një anëtar qeverisë, në rastin e Belinda Ballukut.

Madje, Rama shkoi më tej duke pretenduar se gjyqtarët për të rritur pagat, kanë sakrifikuar arkën e shtetit.

“Siç e kam përmendur disa ditë më parë kemi nisur analizën e thelluar të shenjave shqetësuese të brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor, pas dy kulminacioneve shumë të forta: Pezullimi antidemokratik i një anëtari qeverie nga një prokuror e gjykatës me një vendim të shkallës së parë dhe tentativa e magjistratëve, gjykatës dhe prokurorë bashkë të Shqipërisë për të rritur vetë pagat e tyre, duke shqyer arkën e shtetit. Vetë Ali dhe vetë Kadi”, deklaroi Rama.

Të fundit