Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon SPAK e GJKKO për Ballukun: Kërkesa për arrestimin, një budallëk!

Rama sulmon SPAK e GJKKO për Ballukun: Kërkesa për arrestimin,

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish institucionet e drejtësisë, teksa i ka dalë në mbrojtje ish-ministres Belinda Balluku.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentare të PS lidhur me raportin për Ballukun pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit, Rama tha se akuzat ndaj ish ministres janë bazuar në të dhënat e gjetura në telefonin e ish vartësit të saj Evis Berberi, ndaj sipas tij pezullimi është  masë absurde. 

“Flitet vetëm për dyshimin e arsyeshëm se, në cilësinë e ish-ministres, ka kryer veprën penale “pabarazi në tendera publikë”, 6 vite më parë, bazuar në disa SMS të gjetura vite më vonë në celularin e një ish-drejtori. Mbi këtë fakt, ende krejt të pahetuar, por të servirur më parë përmes “korrierëve” që dalin e hyjnë te stacioni i trenit si gjellë qensh, u vendos nga prokurori dhe gjyqtari pezullimi i anëtares së kabinetit qeveritar. Një masë absurde! Pezulloi funksionin, jo thjesht personin.


Ndaj edhe nuk ka ndodhur kurrë dhe askund tjetër në botë një budallallëk i kësaj natyre. Ndodhi një ndërhyrje e pakuptueshme në kompetenca: sapo u njoftua masa e pezullimit dhe u deklarua se do t’i hynte çështjes në themel, erdhi kërkesa sot për të autorizuar arrestin ose jo.

Thjesht njoftimi i akuzës në rrugën e shtrembër, dhe fatkeqësisht i bërë zakon nga grupet hetimore të “stacionit të trenit”, që përdorin mediat si forca paramilitare të fajësimit dhe asgjësimit të subjekteve të tyre, mjaftoi që ndaj Belinda Ballukut të ngriheshin dallgët e urrejtjes dhe të zjenin 700 tenxhere.”, tha ai.

Të fundit