Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon Top Channel: Po përhapni panik lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë

Rama sulmon Top Channel: Po përhapni panik lidhur me pasojat e agresionit

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar shpifje një lajm të Top Channel lidhur me sulmin kibernetik të Shqipërisë që prej të dielës që shkoi.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë të rreme, ndaj i ka kërkuar TCH të mos përhapë panik lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë.

“Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!

Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, në ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba!

AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj,po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit. Eshtë e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje,cilatdo qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante”, shkruan kryeministri Edi Rama.

 

Të fundit