Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama-opozitës: Harrojeni komisionin për "Bechettin", ai është shpallur në kërkim

Rama-opozitës: Harrojeni komisionin për "Bechettin", ai

Kryeministri Edi Rama iu tha demokratëve ta harrojnë Komisionin Hetimor për çështjen "Bechetti", ndërsa bëri me dije se ky i fundit është person i shpallur në kërkim.

Ai u shpreh nga foltorja e Kuvendit se kërkesa për hetimin e kësaj çështjeve është kundër interesave kombëtare. Kryeministri shtoi se ka një proces penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj biznesmentit italian. Gjithashtu akuzoi opozitën se po bën politikë me këtë çështje dhe se dezinformon publikun.

PD ka depozituar kërkesë në Kuvend për hetimin e çështjes "Becchetti", ku sipërmarrësi italian fitoi në arbitrazh gjyqin kundër shtetit shqiptar për vendimin e mbylljes së biznesit të tij në vendin tonë, duke përfituar edhe një shpërblim mbi 100 milionë eurosh.

“Është një proces penal në prokurorinë e Tiranës në gjykim prej disa kohësh ku pritet të dëshmojnë dëshmitarë, të cilët prej disa muajsh ka pasur vështirësi të lokalizohet. Ky personi që e keni kthyer në heroin tuja, është në kërkim (Becchetti).

Po mbroni një njeri në kërkim. E mbroni këtë njeri për të bërë politikë dhe harroni që gjithë këto detyrime të vendosura nga të tjerë, janë detyrime për Republikën e Shqipërisë. Në favor të shtetit shqiptar janë dy vendime. Para trupave ndërkombëtare të të gjitha juridiksionit, Republika e Shqipërisë është një juridiksion. Ju doni që ta fusni hallin tuaj në një histori me një të kërkuar të drejtësisë shqiptare.

Ju dezinformoni duke hapur një dokument që është i mbuluar nga konfidencialiteti duke shpikur se; shteti shqiptar ka nisur që të paguaj, ky është krejtësisht jo e vërtetë. Ju doni një komision që shkel parimet dhe dëmton interesat e Shqipërisë. Komisionin në fjalë ju duhet ta harroni, se komisioni në fjalë nuk bëhet", tha Rama.

Të fundit