Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama paralajmëron sulme të tjera kibernetike nga Irani

Rama paralajmëron sulme të tjera kibernetike nga Irani

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të tjera sulme kibernetike nga Berlini ku ishte i pranishëm në një prej paneleve të Kongresit të Partisë së Socialistëve&Demokratëve Europianë.

Duke folur për sulmin e Iranit, Rama bëri thirrje për një sistem të përbashkët mbrojtjeje të kontinentit europian për çështjet e sigurisë kibernetike.  

“Ne u përballëm nga një sulm iranian për të shkatërruar sistemin tonë të shërbimeve të ofruara në internet. Ne kemi një sistem të sofistikuar që eliminojnë radhët dhe ryshfetet. Arseja lidhjet me faktin se Shqipëria strehon iranianë opozitare sepse ne jemi të solidarizuar. 

Besoj se do të përballemi me shumë të tjera, jo vetëm Shqipëria, por të gjithë, dhe më duket e pabesueshme sesi Shqipëria nuk ka dalë me një sistem të përbashkët përgjigjeje kur bëhet fjalë për sigurinë”, tha Rama.

 

Të fundit