Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama për "Ballkanin e Hapur": Viti 2022, epokë e re! S'ka më pritje në kufi

Rama për "Ballkanin e Hapur": Viti 2022, epokë e re!

Kryeministri Edi Rama ka folur për "Ballkanin e Hapur", duke ritheksuar se sjellë përfitime për Shqipërinë dhe vendet e përfshira. Sa i përket marrëveshjeve që do të nënshkruhen sot, Rama tha se janë një hap drejt objektivave si liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve.

Ai shtoi se bashkëpunimi duhet nxitur në mënyrë që tërheqë investime të huaja në rajon. Duke i mëshuar tregut të përbashkët, Rama tha se me marrëveshjet që nënshkruhen sot, viti 2022 do të jetë një epokë e re.

"Është një moment kyç i procesit tonë sepse marrëveshjet që do të nënshkruhen do të përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm para drejt objektivit tonë që është të garantojmë lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve mallrave, kapitaleve e shërbimeve.

Ne po bëjmë një përparim real për heqjen e lejeve të punës, duke njësuar kërkesat tona për qytetarët që kërkojnë punësim dhe të lejojnë të qëndrojnë në tre vendet. Ne flasim për gjëra realisht konkrete dhe për ndërmarrim hapa domethënëse përpara për ta bërë rajonin më të hapur dhe më tërheqës për investime të huaja.

Duhet të thellojmë bashkëpunimin për të tërhequr financues global në rajonin tonë, duke i ofruar atyre një hapësirë të re. Të kalojmë nga klisheje e konkurrencës, duke krijuar një treg të përbashkët evropian.

Mesazhi është që me këto marrëveshje 2022 do të jetë një epokë e re, fillesa e diçkaje krejt ndryshe. Bazuar në këto marrëveshje dhe bazuar në ato që do të bëjmë shumë shpejt askush nuk do të përjetojë më pritje të gjata në kufi dhe gjithçka do të ecë mirë", tha Rama.

 

 

 

Të fundit