Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama për krizën energjitike: Pritet të thellohet. Do të krijojmë një komunitet të posaçëm për përballimin e pasojave të luftës

Rama për krizën energjitike: Pritet të thellohet. Do të

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot një konferencë për krizën energjitike. Ai tha se kërcënimi i kësaj krize pritet të thellohet edhe më tej.

Rama u ndal te lufta në Ukrainë që ka sjellë rritje të paprecedentë të çmimit të karburanteve.

Ai theksoi se një zyrtar i lartë i qeverisë ruse ka paralajmëruar se çmimi i naftës për fuçi pritet të shkojë në 300 dollarë për fuçi, ndërsa para nisjes së konfliktit ka qenë vetëm 40 dollarë.

Kryeministri shtoi se kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori, duke paralajmëruar pasoja serioze negative për ekonominë e vendit.

“Sot dëshirojmë të flasim për energjinë, pasi është palca e shtyllës kurrizore e gjithë sistemit ekonomik. Ndërkohë që kërcënimi i thellimit të krizës energjitike vjen vetëm duke u rritur.

Sot çmimi i Brentit të naftës vazhdon të kërcejë me orë, ndërkohë që nuk ka qenë e largët koha kru fuçia ishte 40 dhe sot jemi në 127. Jo më larg se dje një prej përfaqësuesve të qeverisë ruse ka kërcënuar me 300 dollarë për fuçi. Kjo është një gjë e pandodhur në histori”, tha Rama.

Ky i fundit bëri me dije se qeveria do të ngrejë një komunitet të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës në Ukrainë. Ai tha se si vend i NATO-s, Shqipëria duhet të marrë masa për përballimin e pasojave.

“Një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet e tjera të NATO-së edhe më gjerë sesa vendet e NATO-s në kushtet e përdorimit të përditshëm ekonomik në përballimin e kostove dhe vlerave në çmim të mallrave të konsumit”, tha Rama. 

 

Të fundit