Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama për "Open Balkan": Me Kurtin është mosdakordësi politike, njohja e krimeve të luftës do të vulosë paqen

Rama për "Open Balkan": Me Kurtin është

Kryeministri Edi Rama ka folur për nismën "Open Balkan" nga Prishtina, ku ka theksuar se ajo është rruga e vetme për rajonin. Ai tha se mosdakordësia që ka me homologun Albin Kurtin për këtë çështje është një mosmarrëveshje politike.

Shefi i qeverisë tha se kjo mosdakordësi politike do të trajtohet si e tillë, pa përfshirë nacionalizmin. Rama tha se në një Europë të bashkuar, shqiptarët, serbët, maqedonasit, malazezët do të janë të pandashëm.

Ai theksoi se Serbia do e njohë një ditë Kosovën, duke shtuar se njohja dhe kërkimi i faljes për krimet e luftës, do të vulosë fundin e luftës së vështirë.

"Kam pasur shumë mesazhe edhe drejtpërdrejt edhe përmes rrjeteve sociale për shkak të situatës së krijuar nga Kosova ku pavarësisht larmisë së toneve dhe ngjyrimeve, thelbi ishte po tani a je i bindur që nuk bëhet Ballkani i Hapur me Serbinë.

Jam edhe më i bindur nga se çfarë isha. Ballkani i Hapur është rruga jonë e përbashkët. Për të mirë tonë. Ka një dallim sipas meje mes nacionalizmti e patriotizmit. Nacionalizëm do të thotë të duash ta shohësh tjetrin keq, patriotizmi ta duash veten mirë. Kemi një mosdakordësi me Albinin.

Kjo është mosdakordësi politike, duhet ta trajtojmë si të tillë. Sa për ju shikoni apo nuk shikoni, mrrëdhëniet tona nuk ndikohen nga mosdakordësia. Në një Europë të bashkuar, shqiptarët, serbët, maqedonasit, malazezët të jenë të pandashëm.

Serbia do e njohë një ditë Kosovën, dhe kërkesa e faljes për krimet e luftës, do të vulosë fundin e luftës së vështirë të paqes. Kur do të vijë dhe çfarë mund të bëjmë ne si shqiptarë që ta bashkojmë. Ne mund të kemi arsyetime të ndryshme, por s’mund të jenë kurrsesi për të vënë në dyshim atdheun e përbashkët, as vëllazërinë. Këtu nuk e kam për unë e Albinin, por e kam për gjitha ta që i lexojnë marrëdhëniet mes shqiptarësh me syzet e paragjykimeve për pikëpamjet. Patriotizmin nuk e kam kuptuar si ndasi e mllef, por bashkim", tha Rama.

 

Të fundit