Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama përgatit supertaksim për fermerët që lënë tokat djerrë

Rama përgatit supertaksim për fermerët që lënë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me fermerët në fshatin Dvoran të Korçës.

Rama njoftoi se të gjithë ata që e lenë tokën djerrë do t’iu faturohet një supertaksim. Kryeministri tha se toka bujqësore ose do të punohet nga fermerët ose nga dikush tjetër, por nuk mund të lihet pas dore.

“Sot, Shqipëria punon dyfishin e tokës bujqësore edhe pse ka akoma copëza. Për këto ne duhet të marrim disa masa të reja që po i përgatisim për një supertaksim të lënies së tokës djerrë. Nuk mund ta lësh tokën e bukës djerrë, jepe ta punojnë ose punojë vet. Në mënyrë që të shfrytëzojmë çdo metër tokë. Sot punohet dyfishi i tokës bujqësore. Si qenka kjo që bujqësia ka marrë të tatëpjetën?!”, u shpreh Rama.

Të fundit