Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama përkujton 76-vjetorin e Çlirimit me vargjet e Qemal Stafës: Një jetë e re po lulëzon gërmadhash

Rama përkujton 76-vjetorin e Çlirimit me vargjet e Qemal

Shqipëria shënon sot 76-vjetorin e Çlirimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka kujtuar pikërisht këtë datë, me vargjet e Qemal Stafës.

“E vjetra po shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash”, citon Rama në postimin e tij, të shoqëruar nga foto e Qemal Stafës.

Qemal Stafa ishte bashkëthemelues i Grupit Komunist të Shkodrës, pjesëtar në takimin e themelimit të partisë, anëtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i të rinjve.

Gjithashtu shkrues poezish dhe sprovash letrare me pseudonimin Brutus, të cilat u përmblodhën në vëllimin “Qortimet e vjeshtës”. Dita e vrasjes së tij është përdorur si simbolikë për të përkujtuar Ditën e Dëshmorëve.

Të fundit