Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama përzgjedh dy kryebashkiakë nën hetim pjesë e grupit të punës për “Paketën e Maleve”

Rama përzgjedh dy kryebashkiakë nën hetim pjesë e grupit

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ngritjen e një grupi të përbashkët pune mes qeverisë dhe përfaqësuesve vendorë, i cili do të trajtojë çështje prioritare, duke përfshirë edhe iniciativën e quajtur “Paketa e Maleve” dhe çështje të tjera të koordinimit mes nivelit qendror dhe atij lokal.

Grupi i punës do të drejtohet nga ministri i Rindërtimit, ministrja e Ekonomisë, ministri i Kulturës dhe Turizmit, ministri i Mjedisit, si edhe përfaqësues kryebashkiakët e Lezhës, Malitqit, Shkodrës, Himarës, Durrësit dhe Roskovecit.

Nga bashkitë e përzgjedhura për t’u bërë pjesë e këtij grupi janë edhe kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci — të cilët janë të përfshirë në hetime nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Benet Beci, kryebashkiaku i Shkodrës, është dërguar zyrtarisht për gjykim nga SPAK së bashku me disa zyrtarë të tjerë për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në procedura prokurimi publike, një çështje që lidhet me një tender të vitit 2019 të zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.

Majlinda Bufi, kryebashkiakja e Roskovecit, është (zyrtarisht) marrë e pandehur nga SPAK për përdorim të funksionit publik në fushatë politike/zgjedhore dhe për ushtrim presioni ndaj një votuesi në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Të fundit