Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama pranon praninë e korrupsionit në qeveri: Po, ka individë të përfshirë

Rama pranon praninë e korrupsionit në qeveri: Po, ka individë

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama ka pranuar se në radhët e qeverisë së tij ka individë të përfshirë në korrupsion.

Megjithatë, Rama ka theksuar se kjo nuk përfaqëson gjithë qeverinë dhe se lufta kundër korrupsionit mbetet një shtyllë qendrore e qeverisjes së tij.

 Pjesë nga intervista: 

ZEITmagazin: A është i përhapur korrupsioni në qeverinë tuaj?

Rama: Ka individë të përfshirë, por ne kemi bërë reforma të thella në drejtësi që nuk kanë ndodhur që prej 1912. Nuk jemi mburojë për askënd, por mbështetje për drejtësinë.

ZEITmagazin: A është korrupsioni pengesë për anëtarësimin në BE?

Rama: Lufta jonë kundër korrupsionit është garancia jonë për integrim, dhe BE e ka vlerësuar këtë.

Të fundit