Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama prezanton marrëveshjet e firmosura në samit: ‘Open Balkan’ është njësi e Procesit të Berlinit

Rama prezanton marrëveshjet e firmosura në samit: ‘Open

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një konferencë të përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e RMV-së, Zoran Zaev, në kuadër të Samitit të ‘Open Balkan’.

Rama theksoi se nisma është një njësi zbatimi e Procesit të Berlinit, që do të zbatojë ato çka janë dakordësuar në proces, por që nuk kanë gjetur zbatim. Kryeministri ftoi edhe njëherë tre vendet që e kanë refuzuar nismën, që t’i bashkohen.

Ndër të tjera, kryeministri deklaroi se marrëveshjet e firmosura sot janë një realitet i prekshëm, duke filluar nga viti i ardhshëm 2022. Rama prezantoi disa nga marrëveshjet duke filluar nga lëvizja e lirë në kufi tek importi dhe eksporti i produkteve dhe sistemi elektronik i shërbimeve.

“Më vjen shumë mirë të informoj se kemi nënshkruar një sërë marrëveshjesh që janë finalizimi i një pune të përbashkët intensive. Dhe që për vetë natyrën e marrëveshjeve janë një realitet i prekshëm, nesër dhe jo nesër në të ardhmen, por nesër me hyrjen e vitit të ri 2022. marrëveshja për tregun e lirë të punës që sanksionon mundësinë dhe të drejtë e qytetarëve të tria vendeve për të pasur akses të menjëhershëm e të barabartë për lejet e punës dhe qëndrimit. Marrëveshja për sistemin e  integruar elektronik të shërbimeve i hap rrugën krijimit të një sistemi të përbashkët për ti dhënë mundësi qytetarëve , duke filluar nga aplikimet për tu regjistruar që ta bëjnë këtë pa lëvizur nga shtëpia apo nga vendndodhja e tyre. Marrëveshjet në bllok për ti hapur më në fund rrugën të gjithë atyre që prej vitesh ndërveprojnë mes vendeve si prodhues apo si eksportues e importues produktesh dhe që kanë një histori të vështirë pritjesh. Duke bërë të mundur që nga janari i vitit të ardhshëm të kalojnë lirisht në kufijtë dhe doganat respektive pa pasur nevojë të sigurojnë tre herë të njëjtat dokumente. ’Open Balkan’ është një nismë që shtyn përpara çka është diskutuar në Procesin e Berlinit, çka është dakordësuar në samitet e këtij procesi dhe nuk është zbatuar. Është një njësi zbatimi i Procesit të Berlinit. Kjo është arsyeja pse e kemi shpallur që ditën e parë si nismë gjithëpërfshirëse, që nuk ngurojmë t’i ftojmë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të na bashkohen. Kemi vendosur që në fund të muajit të shkurt të vitit të ardhshëm të ritakohemi në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Rama.

Të fundit