Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama prezanton risinë e “Komisariatit Digjital”, si mund të denoncojnë ndotjen e mjedisit qytetarët

Rama prezanton risinë e “Komisariatit Digjital”, si mund

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar dritaren e re në aplikacionin “Komisariati Digjital”, ku mund të denoncohen krimet mjedisore.

Sipas Ramës, qytetarët tashmë mund të denoncojnë ndotjen e rrugëve, vendbanimeve, parqeve, plazheve, ujit, depozitimet e paligjshme të mbetjeve, ndotjen me inerte dhe ndotjen akustike.

Ai shton se "Ky aplikim është krijuar me qëllim për të inkurajuar pjesëmarrjen e qytetarit në përmirësimin e sigurisë sociale, luftën ndaj korrupsionit si dhe zbatimit të ligjeve, duke ndihmuar policinë e shtetit në evidentimin e çështjeve dhe rasteve".

Në faqen e këtij aplikimi, qytetarët do të vënë re edhe publikimin e raportimeve të bëra si dhe veprimet e ndërmarra apo përgjigjet e policisë për secilin rast të raportuar. Qytetari denoncues mund të zgjedhë të mbetet anonim.

Të fundit