Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama prezanton Çuçin ministër të Brendshëm, ‘me mendjen’ te protesta: E veçantë në llojin e vet, na bën të reflektojmë

Rama prezanton Çuçin ministër të Brendshëm,
Bledi Cuci, edi Rama dhe Sander Lleshaj ne prezantimin e ministrit te Brendshem

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt për shkak të vrasjes së Klodian Rashës nga një polic, ngjarje që nxiti protesta për disa ditë në Tiranë e qytete të tjera, shoqëruar edhe me tensione.

Në nisje të fjalës së tij, mes ministrit të ri dhe Lleshajt, Rama u ndal edhe te protestat e këtyre ditëve për të cilat tha se ishin të veçanta në llojin e vet dhe na bënë të reflektojmë.  

Protesta ishte goxha e veçantë në llojin e vet, e cila duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë përtej faktit fatkeq se përfshirja për herë të parë në historinë tonë e minorenëve, fëmijëve, për të luftuar brenda vetes për qëllime të caktuara një fakt tejet fatkeq, por sidoqoftë domethënës, jo vetëm për të kuptuar natyrën e agresionit ndaj Policisë së Shtetit, një agresion i frymëzuar, i nxitur, organizuar, sistematik për vite e vite me radhë, por për të kuptuar edhe përtej kësaj.

Për të kuptuar se çfarë ne duhet të bëjmë që kurrë më të mos përsëritet një shfaqje e tillë ekstreme, e denjë për vende ku fëmijët janë mish për top për organizata terroriste, me synime ekstreme, që nuk ndalen në përdorimin e mjeteve ekstreme”, tha Rama.

Të fundit