Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama propozon sërish reduktimin e mandateve në Parlament: Nga 140 në 100 deputetë

Rama propozon sërish reduktimin e mandateve në Parlament: Nga 140

Kryeministri Edi Rama propozon të miratojë një reformë të re kushtetuese.

Pas mbledhjes së grupit të PS, Rama tha se duhet të ngrihet një grup pune, duke ritheksuar edhe njëherë propozimin e tij për uljen e numrit të deputetëve në Kuvend nga 140 në 100.

Duhet të mendohet edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshimet kushtetuese. Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë.

Ka dhe aspekte të tjera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime.

Ambicia do jetë duhet të jetë që në fund të mandatit të kalojmë edhe një reformë kushtetuese”, tha Rama.

Kujtojmë se më herët edhe kreu i PD-së, Sali Berisha se është shprehur dakord me propozimin e kryeministrit Rama për reduktimin e numrit të deputetëve dhe shtoi se do të mbështeste edhe krijimin e një Senati.

Të fundit