Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama reagon sërish për incidentin në Elbasan: Nuk jap llogari për orarin se kur duhet të vij

Rama reagon sërish për incidentin në Elbasan: Nuk jap llogari
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për incidentin që ndodhi sot në ELbasan. Duke iu drejtuar kreut të PD, Lulzim Bashës, kryeministri shkruan në Twitter se "je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s'je dot po bëhu pak burrë".

Ky i fundit dha dhe një prononcim për mediat, ku u shpreh se incidenti nuk duhet të ndodhte. Ai tha se ka pse të japë llogari për orarin se kur duhet të vijë.

“Nuk kam pse jap llogari për orarin kur duhet të vij. Nuk kishte pse të ndodhte një gjë e tillë. Unë jam këtu për të respektuar një traditë të kësaj feste që prej kohësh është kthyer edhe në festë kombëtare. Unë dhe ne po përpiqemi të bëjmë çmos që vera të jetë e lehtësuar nga pasha e rëndë prej situatës së imponuar nga armiku i padukshëm duke garantuar një vaksinim sa më intensive. Kemi filluar dje me mësuesit dhe pedagogët", u shpreh ai.

Të fundit