Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama u thotë ‘jo’ importuesve: Taksa e qarkullimit nuk ulet, nga kompensimi i naftës përfitojnë vetëm pensionistët

Rama u thotë ‘jo’ importuesve: Taksa e qarkullimit nuk ulet,

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar kërkesën e Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve për uljen e taksës së qarkullimit, duke theksuar se një masë e tillë nuk do të sillte përfitim real për qytetarët.

Shoqata kishte propozuar reformimin e kësaj takse me argumentin se do të ulte menjëherë çmimin e karburanteve, por Rama sqaroi se heqja e saj nga struktura e çmimit do të sillte zhvendosjen e barrës diku tjetër.

Sipas Ramës, kjo do të përkthehej në rritje të kostos për përdoruesit e mjeteve, përmes taksave të tjera direkte.

“Një kërkesë që përsëritet, është të ulet taksa e qarkullimit. Taksa e qarkullimit e vendosur në strukturën e çmimit të karburantit. Për ata që e dëgjojnë këtë dhe nuk janë të informuar, nuk është problemi se ulet, po iku nga këtu, do shkojë diku tjetër, aty ku e kanë vendet që nuk e kanë në strukturën e çmimit. Nëse shkon diku tjetër, do shkojë tek përdoruesi i mjetit, në formën e taksës për mjetin. Nuk besoj se ka përdorues mjeti që do preferonte se në vend që ta paguante në strukturën e çmimit për aq sa harxhon, të paguajë 4-fishin e asaj që paguan sot për makinën. Dhe sipas kategorive të makinave të paguajë në ndonjë rast edhe 10-fishin”, deklaroi Rama.

Rama tha para furnizuesve të karburanteve se askush nuk do të përfitojë para nga buxheti përveç pensionistëve.

“Një kërkesë që më ka tërhequr vëmendje është që e gjithë shtesa e të ardhurave në buxhet nga TVSH-ja mbi çmimin e rritur të karburantit, të rikthehet për qytetarët dhe bizneset, në çmimin fundor. Ka vetëm një kategori që do të marrë më shumë sa herë që të jepet mundësia, qoftë nga rritja ekonomike mbi parashikimin, qoftë dhe nga të ardhura të rritura si pasojë e situatave kësaj natyre dhe kjo kategori është ajo e pensionistëve. Ajo është kategoria e pensionistëve dhe askush tjetër. Pikë!”, tha Rama.

 

Të fundit