Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama rikonfirmon kryebashkiakun e Shijakut: E duam përsëri Elton Arbanën

Rama rikonfirmon kryebashkiakun e Shijakut: E duam përsëri Elton

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në Shijakut për të parë ndërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Nga Shijaku, Rama dha edhe konfirmimin për kryebashkiakun Elton Arbana. Kryeministri tha se PS do që Arbana të jetë sërish kryebashkiak i Shijakut teksa e vlerësoi për punën e bërë pas tërmetit.

“Unë sot dua t’ia them këtu kryetarit të bashkisë që e duam sërish si kryetar. Nga të gjithë kryetarët e bashkive të zonave të tërmetit ky u ka qëndruar më pranë njerëzve gjatë kësaj periudhe. Natyrisht që ka kaluar kohë, por është një kohë që e kemi shfrytëzuar maksimalisht, pavarësisht se hyri në mes pandemia dhe kriza e çmimit të energjisë”, tha Rama.

Të fundit